VIDEO/ Balluku viziton fabrikën në Zharrëz të Patosit: Paga dhe kushte dinjitoze pune

Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një fabrikë të çelikut në Zharrëz të Patosit, e cila përpunon çelik për tavolina dhe produkte të tjera metalike. Ajo e vlerësoi fabrikën si një model të suksesshëm për eksportin e mallrave shqiptare dhe zhvillimin e prodhimit lokal.

Në bisedat me drejtuesit e fabrikës, u evidentua si shqetësim mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sektorin e prodhimit të çelikut. Balluku theksoi rëndësinë e kushteve të mira të punës dhe nivelit të pagave si faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar.

“Informacioni është i rëndësishëm për tregun e punës. Nëse ata informohen, sepse është mirë të dinë që paguhen mirë dhe se kushtet e punës janë të mira. Sepse për ta është më mirë të qëndronin në vendin e vet se sa të shkonë diku jashtë e të marrin mbase një pagë më të mirë, por duhen llogaritur kostot e jetesës atje”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se pjesa më e madhe e bizneseve që po ngrihen, janë nga ata që e kanë provuar fillimisht emigrimin. Balluku nënvizoi rëndësinë e projekteve zhvillimore përgjatë vijës bregdetare Seman-Klos, të cilat, sipas saj do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanive dhe nxitjen e mëtejshme të punësimit dhe prodhimit lokal. Ajo deklaroi se zhvillimi i sektorëve të prodhimit dhe eksportit është kyç për forcimin e ekonomisë shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?