Video/ Basha: Nuk ulemi në bisedime, nëse Rama nuk flet për qeverinë teknike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se nëse Edi Rama nuk vendos të flasë për qeverinë teknike, nuk do të ketë bisedime mes palëve.

Basha tha se ç’kuptim ka të ftosh palën për dialog e cila ka 48 ditë që ka parashtruar kërkesën për qeveri teknike si zgjidhjen e vetme të krizës politike.

Ai theksoi se ka një hile dhe ajo është hajde të bisedojmë për qeveri teknike, por në këtë moment është ftesa për të përgatitur takimin që të mos dalim për të bërë shfaqje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha tregoi se duhet të përgatisim se si e mendon pala e tyre qeverinë teknike dhe si e mendojmë ne, por edhe për mënyrën se si do ta ristrukturojmë dialogun për zgjidhjen dhe daljen nga kriza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shiko videon:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?