VIDEO/ Basha: Rama nuk do zgjidhjen e krizës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi pas takimit me Edi Ramën se takimi i sotëm nuk ishte i dobishëm. Basha tha për gazetarët se Edi Rama erdhi në negociata pa asnjë ofertë të re.
Basha ka shpjeguar edhe arsyet se përse e refuzoi paketën e negociatorit David Mekallister.
“Propozimet e ofruara nuk ofronin zgjidhje politike. 4 ministra teknikë të propozuara nga Kryeministri me pëlqimin e opozitës, në kushtet kur Kryeministri ka akaparuar parti të tëra nuk jepnin garanci. Zgjidhja politike vjen si pasojë e vullnetit politik”,- tha Luzlim Basha.
Basha tha se vullneti i PD dhe i tij person nuk mungon për zgjidhjen e krizës, por ky vullnet sipas tij, vihet në dyshim nga pala tjetër.
Më tej, ai zbuloi dhe dy rrugët që do të çonin drejt një zgjidhjeje të kësaj krize. “Vullneti politik i PD dhe i imi nuk ka munguar në asnjë cast. Vullneti i palës tjetër vihet në dyshim. Ata nuk pranojnë problemet kryesore, që sollën Shqipërinë në këtë krizë. E vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala kundërshtare me një sens realiteti i faktorëve kryesorë të kësaj krize, drogës, krimit, ekonomisë me ngërç total dhe në proces shkatërrimi total, arsimit. Të gjitha këto janë produkt i një shteti të kapur nga krimi dhe droga, që cënojnë dhe zgjedhjet. Zgjidhja vetëm përmes dy rrugëve: nëse pala tjetër pranon përgjegjësit dhe ndal fshehjen pas gishtit, duke dalë e bashkuar kundër krimit dhe drogës”, tha Basha.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/832709440187513/
KOHA JONË SONDAZH

