VIDEO/ Basha tregon numrin e telefonit, thirrje qytetarëve: Kontribuoni për programin dhe deputetët e rinj
Lulzim Basha ka një ftesë zyrtare për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së re për hartimin e programit të ri qeverisës dhe listët së deputetëve që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet parlamentare të 2025. Në videomesazhin e publikuar në rrjetet socialei Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptua dhe për këtë arsye presin një alternativë të re.
“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.
Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj. Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”
Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: unebesoj@pd.al. dhe numrin e WhatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët”, shkruan Basha.