FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Deputetët kapen “mat” në Kuvend, nga selfiet e kafet tek gjestet që të shkrijnë gazit

Varësisë ndaj teknologjisë nuk kanë mundur t’i “shpëtojnë” as deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Madje, aparatët celularë dhe interneti duket se janë mënyra më e mirë për t’i shpëtuar orëve të gjata të seancave parlamentare.

Teksa në ambientet e Kuvendit mbahet seanca e radhës, deputetët janë kapur nga paparaci duke lundruar në internet, duke komunikuar online, e madje duke bërë selfie.

Madje ka momente kur i sheh të gjithë me celular në duar, thuajse në seancë janë të pranishëm vetëm fizikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rubrikën “Ups” të emisionit “Kjo javë” në “News 24” të gazetares Nisida Tufa, këtë herë janë përcjellë momentet më pikante nga seanca plenare, por edhe nga komisionet parlamentare, ku deputetët shfaqen duke pirë kafen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një tjetër moment, nuk mungojnë as batutat e deputetit socialist Alfred Peza, i cili duke folur për gazetarët para ambienteve të Kuvendit për të sqaruar të vërtetën sipas tij për “kursimet 1 milionë dollarë” është shprehur: “Në Shqipëri kur e ke bishtin ta heqin, kur nuk e ke ta vënë”.

“Unë u bëra delja e zezë … Ky djali i Sali Berishës edhe punoka more…”, – thotë më tej Peza.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?