Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:48 Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve Sondazhet e para të publikuara nga rrjetet kryesore televizive të Izraelit tregojnë një barazim mes bllokut qeverisës të Benjamin Netanyahut dhe grupimit opozitar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ DW reportazh për kuzhinën shqiptare, Rama: Parajsë ushqimi për vizitorët e huaj. Destinacioni turistik me rritjen kampion

Politikë E premte, 8 Shtator 2023 16:21
VIDEO/ DW reportazh për kuzhinën shqiptare, Rama: Parajsë ushqimi për vizitorët e huaj. Destinacioni turistik me rritjen kampion
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një reportazh të gazetares së Deutsche Welle, Astrid Benölken, realizuar në Tiranë, kushtuar kuzhinës shqiptare, duke zbuluar se çfarë gatimesh duhet të provojnë vizitorët. “Si destinacioni turistik me rritjen kampion, Shqipëria po konfirmohet edhe si një “parajsë ushqimi” për vizitorët e huaj”, u shpreh Rama.

“Gjiganti gjerman Deustche Welle ka realizuar në Tiranë një reportazh për shijet e Shqipërisë, një guidë gastronomike që josh të gjithë ata që vizitojnë vendin tonë me aromën e kafesë turke, ndjesinë unike të Mesdheut që përcjell fërgesa tiranase, arapashin e jugut dhe shijen që lë gjurmë të forta në kujtime si ajo e flisë që bën veriu”, theksoi Kryeministri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Sot do të përpiqem të provoj shijen e Shqipërisë në vetëm 24 orë”, u shpreh gazetarja e Deutsche Welle, Astrid Benölken, në reportazhin të realizuar në Tiranë. “Shqipëria është një parajsë e vërtetë e turizmit. Është e qartë arsyeja përse vendi është një destinacion me rritje të shpejtë”, thekson gazetarja e Deutsche Welle.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është kaq e këndshme. Erëza interesante. Vendi ka disa specialitete shumë të shijshme”, thekson gazetarja e Deutsche Welle. “Sot do të përpiqem të provoj shijen e Shqipërisë në vetëm 24 orë, për të parë disa nga pjatat dhe vendet më interesante këtu në kryeqytetin shqiptar”, shprehet Benölken.

Gazetarja Benölken shoqërohet nga Linda, një guidë shqiptare që e ka udhëhequr në disa prej bareve dhe restoranteve në qendër të Tiranës, pasi di çdo gjë për gatimet shqiptare.

“Ne zakonisht hamë një mëngjes të lehtë, zakonisht kafe dhe sot ofrojmë kafe turke. 30 % që mbetet në filxhan nuk duhet ta pish sepse është llumë. Kafeja është një ndër industritë kryesore të Shqipërisë. Këtu ka një kafene për tre banorë. Pra, ne e marrim seriozisht punën e kafesë”, shprehet Linda.

Benölken tha se “ashtu siç mësova nga Linda, otomanët e sollën kafen në Shqipëri. Ata u larguan nga vendi, por kafja mbeti. Kafja e bluar dhe sheqeri hidhen në ujë”.

“Kthehemi përsëri tek ushqimi dhe takojmë një ndër miqtë e Lindës, Bledar Kolën, një nga interpretuesit e kuzhinës shqiptare. Një nga gjërat për të cilat ai është i famshëm është flija, një lloj byreku me qumësht. Flija është si të thuash mbreti i gatimeve të brumit. Çdo copë e saj vihet në mënyrë të veçantë. U desh katër orë të përgatitej. Është shumë e këndshme. Është e ëmbël, ngjan me një petull, por nuk është. Është si disa lloje petullash të mbledhura së bashku. Këtë e hani në familje apo edhe në restorante?”, pyet gazetarja Lindën.

“Është pak e rrallë ta gjesh në restorante. Ka shumë të ngjarë që përgatitet në shtëpi dhe kjo, sepse kërkon kohë që të përgatitet dhe një përkushtim të madh. Dhe megjithëse përbërësit janë gjëra të thjeshtë, përsëri kërkon punë për t’u përgatitur”, tregon Linda. Në restorantin “Uragan” që është një nga vendet e shumta në Tiranë që njihet për gatimet shqiptare, Benölken provon edhe fërgesën, pjatë tradicionale e Tiranës. Linda tregon se “fërgesa është ushqim veror. Kjo është fërgesa. Është gjizë me speca të skuqura dhe ndonjëherë i shtojmë edhe ndonjë ekstrakt dhe kemi pjatën e përkryer që hahet në verë”.

Por, Benölken, provon edhe arapashin. “Ky është arapashi. Bëhet me qull me miell dhe me mish qengji. Është një ushqim më i rëndë nga sa kemi ngrënë, por është absolutisht shumë i shijshëm”, thekson Linda. Benölken shprehet se “ka erëza interesante. Megjithatë, nuk është pjata ime e zgjedhur. Prandaj, mendoj të rri te fërgesa që është vërtet e këndshme. Megjithëse nuk është ushqimi im i zgjedhur, nëse ju pëlqen, duhet ta provoni arapashin”.

“Nëse kërkoni që ta kaloni mbrëmjen me ndonjë gotë, në Tiranë ka vende për të zgjedhur. Shkuam në një bar me Lindën që ishte diçka krejt e ndryshme. Këtu, te “Komiteti”, ka shumë objekte nga gjysma e dytë e shekullit XX, atëherë kur Shqipëria deri në 1990-ën ishte një diktaturë. Komiteti ishte vendi më i mirë i hierarkisë. Rakia e bardhë ballkanike është zgjedhja më e mirë në Shqipëri. Për pak më shumë se nëntë euro, ju mund të pini nga koleksioni i rakisë. E fortë. Ka shije të fortë. Dhe është vërtet e mirë. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Tamam si udhëtimi ynë”, tha Benölken.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 1 minute

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 2 minutash

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 3 minutash

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.