VIDEO/ Fëmijë dhe të rinj në fushë, Rama: ”Dyrrah City Football Academy” çel zyrtarisht sezonin futbollistik

”Dyrrah City Football Academy” çel zyrtarisht sezonin futbollistik. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të fëmijëve teksa kanë nisur stërvitjen. ”Fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme, të regjistruar në këtë akademi të re e prestigjoze ndërkombëtarisht, kanë nisur stërvitjen me trajnerët e klubit të Manchester City-t”, shkruan Rama. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se shkolla e futbollit të Manchester City është një tjetër investim i të ardhmes, i cili i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën e një rrjeti të konsoliduar ndërkombëtar për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit, e njëkohësisht duke ndikuar edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për Shqipërinë 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?