FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Festë e madhe në Shkodër: Sa të kam dasht, moj Shkodër!

Pas 32 vitesh, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja dhe këtë rezultat historik e arriti Benet Beci.

Një festë e madhe është mbajtur nga mbështetësit kryesorë të Becit. Kryetari i ri shkodran dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali shihen teksa vallëzojnë me këngë shkodrane në mesin e rinisë, e jo vetëm.

Shkodra ka shansin që këtë herë të thithë investime ekonomike në shuma të mëdha qindra milionë euro. Shkodranët nuk duan shumë politikë, ata duan zhvillim ekonomik dhe jetesë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra duhet të kthehet në qendrën e zonës mes Malit të Zi, Kosovës dhe natyrisht brenda Shqipërisë, si dikur kur gjithçka kalonte nga shkodërlocja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pak ditë mund të ketë festë e valle, por shumë shpejt sapo të marrë detyrën zyrtare Benet Beci duhet të fillojë puna dhe premtimet të zbatohen.

Shkodranët janë kryenaltë dhe me shumë kulturë e humor, por nëse iu ndryshon jetën për mirë, ata të mbajnë në krah; nëse nuk mban fjalën të zbojnë deri të ura e Bunës dhe nuk hyn ma në Shkodër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?