VIDEO/ Aktori i njohur, Florjan Binaj i futet politikës; bashkohet me Adriatik Lapajn

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka qenë në protesta kundër qeverisë Rama, si edhe ka ngritur zërin për shumë çështje në vend. Tashmë i është bashkuar politikës, pikërisht bashkë me Adriatik Lapajn, i cili do të krijojë një parti të re. Aktori shpalos edhe disa prej pikave që do të mbështesë.

“Përshëndetje, unë jam Florjan Binaj. Shtetet e mëdha i kanë bërë njerëzit ëndërrimtar, njerëzit mendjendritur, njerëzit punëtorë dhe mbi të gjitha ata që janë dhe që e duan atdheun.

Fatkeqësisht në vendin tonë gjatë këtyre 33 viteve të postkomunizmit kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë nga ç’kanë ikur nga 500 vite pushtim osman, nga një luftë ballkanike dhe dy luftëra botërore, nga 50 vite komunizëm të mbledhura së bashku.

Ne nuk mund të krijojmë zgjidhje me të njëjtat mjete që kemi krijuar këto probleme. Prandaj në këto momente teper të rëndësishëm pa ligjin e referendumeve, pa votën e emigrantëve, pa depolitizimin e administratës dhe pa ndryshimin e kodit zgjedhor, Shqipëria jo 33 vite por as 333 vite nuk do i dalin për ta bërë sërish Shqipërinë një vend të begatë. Shqipëria bëhet”, dëgjohet të thotë Binaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

SHKARKO APP