VIDEO-FOTO/ Rama e merr me sportivitet takimin me Metën. Ja kush janë dëshmitarët e bisedës
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e “Hotel Tiranës” ku do të zhvillohet takimi mes tij dhe kreut të PS-së, Edi Rama.
Meta ka qenë i shoqëruar nga ministrja, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Petrit Vasili që pritet të jetë pjesëmarrëse edhe në tryezë.
Ndërkaq aty ka mbërritur edhe Gramoz Ruçi e Engjëll Agasi, që pritet të jenë të pranishëm në këtë tryezë.
I veshur tamam si për një shëtitje normale në një ditë të shtunë, me një bluzë sportive të stampuar, poshtë një xhakete të zezë. Kështu është shfaqur kryeministri Edi Rama teksa hynte në takimin me aleatin e tij Ilir Meta.
Ndërsa gazetarët kanë dashur ta pyesin për çka do të diskutohet brenda tryezës ku pe priste aleati i tij Meta, kryeministri nuk ndaloi.

Me hyrjen e tij në ambientet ku e prisnin Kreu i LSI-së Ilir Meta, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, por edhe shoqëruesit e tij nga PS-ja Gramoz Ruçi dhe sekretari i kryeministrisë Engjëll Agaçe, nis zyrtarisht edhe takimi.





Takimi
Në takim do të diskutohet pikërisht për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Nuk dihet nëse sot nga ky takim do të dilet apo jo me një firmosje të marrëveshjes për një koalicion tjetër që në fakt u paralajmërua nga kreu i LSI Ilir meta gjatë takimit të KDK-së gjatë së premtes.
Ilir Meta ka lënë të kuptohet se problemi nuk ishte koalicioni por rruga e dialogut për ti dhënë garanci opozitës që të hyjë në zgjedhje.
Gjatë të njëjtës ditë por në një takim tjetër gjatë paradites ajo që konfirmoi dje Ilir Meta ishte e qartë se të paktën koalicioni në Tiranë po funksiononte shumë mirë.
Gjatë një dalje me kreun e bashkisë Erjon Veliaj ai deklaroi se shumica nuk ka një emër si kandidat për president dhe se e sigurt është që ai do të ishte një emër konsensual.
Opozita jashtë zgjedhjeve dhe zgjedhja e presidentit duket se janë dy nga pikat që do të diskutohen edhe në takimin e sotëm midis Ramës dhe Metës.
KOHA JONË SONDAZH

