VIDEO/ Gazetari shfrenon gojën, në televizionin shtetëror rus ”sulmon” Shqipërinë: Kush është Albany?

Rusia edhe pse ka botën kundër për luftën në Ukrainë, sulmet ndaj ”kundërshtarëve” nuk i ndalon as në ekranet televizive. Shqipëria është shënjestruar nga televizioni shtetëror rus, në kanalin më të madh të Rusisë, Rossiya-1 nga prezantuesi Vladimir Solovyov-it.

Ai prezantuesi më i famshëm në Rusi, dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit që sulmon hapur Shqipërinë. E gjitha ndodhi pasi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe njëherë tjetër u tha jo luftës ruse në Ukrainë.

“Ekziston një shtet i quajtur Shqipëri, i cili u tregua i vrazhdë duke mos lejuar Rusinë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, as të shprehte këndvështrimin e saj. Ne sërish e mbajtëm gojën mbyllur. Ku janë sanksionet ndaj atij shteti të quajtur Shqipëri?”, tha prezantuesi Vladimir Solovyov. Ai vijoi më tej duke ironizuar dhe tha se Shqipëria po sillet si një qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nju Jork, Albany.

Swiss Digital Desktop Reklama

143 vende kanë votuar rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, të filluar në shkurtin e këtij viti, dhe veçanërisht vendimin e Moskës për të aneksuar provincat ukrainase ku u zhvilluan referendumet, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?