VIDEO/ Këngë shqip në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti i këndon heroit që luftoi serbët

Në prag të nisjes së seancës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku do zgjidhet qeveria e Talat Xhaferit, një moment emocionues është shënuar në zyrën e BDI.

Ali Ahmeti së bashku me deputetë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe Talat Xhaferi janë filmuar teksa këndojnë një këngë për heroin Kalosh Dani.

Videoja është ndarë në rrjetet sociale nga zv/kryeministri Artan Grubi, i cili shkruan përkrah saj “Sa shumë emocione miq”.

SHKARKO APP