FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Kryebashkiaku Beci: Nis puna për riasfaltimin e plotë të bulevardit ”Skënderbeu”

Në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për riasfaltimin e plotë të bulevardit “Skënderbeu”. Kryebashkiaku Benet Beci ka postuar pamje nga punimet që po kryhen për riasfaltimin e këtij bulevardi.

”Pas përfundimit të punimeve për kolektorin në qendër të qytetit kemi nisur sot punën për riasfaltimin e plotë të bulevardit “Skënderbeu”. Do të përfshihet i gjithë segmenti nga kryqëzimi i ish-degës deri në sheshin “Demokracia”, duke i dhënë bulevardit një pamje krejtësisht të re”, theksoi Beci.

Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh infrastruktutore në rrugët e qytetit për të përmirësuar jetën e banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?