Video ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë, Rama: Program gojëhapur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave nga PD, se shqiptarët janë në varfëri. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të kandidatit për deputet Klevis Balliu, i cili dëgjohet duke thënë:
“Tavolinat e shqiptarëve janë gjithmonë e më të varfra si rrjedhojë e e mbitaksimit, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me programin e PD, me uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot e përplot”,-thuhet në mesazhin e Klevis Balliut.
Krahas këtij fragmenti, shfaqet Lulzim Basha duke ngrënë byrek ndërsa Sali Berisha duke ngrënë mish pule. ‘‘Program gojëhapur, jo shaka, lum kush voton këta”,-shkruan Rama.