Video-Live/ Pas 7 vitesh Rama rikthehet te “Zonë e Lirë”
Kryeministri Edi Rama do të jetë sot pas shumë vitesh i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në televizionin “Klan”.
Njoftimin për pjesëmarrjen e ka dhënë vet Kryeministri Edi Rama në një postim në Faceook. Ai shkruan se këtë vendim e ka marrë pas urdhrit që i ka dhënë Endri Fuga.
“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit”,- shkruan Rama.
Batutat e para mes Ramës dhe Çanit
Çani: I ke humbur reflekset, ke 7 vjet që nuk ke ardhur.
Rama: Po ti ca ke bërë këto 7 vjet se s’jemi parë
Çani: Shyqyr që jemi gjallë
Rama: Ke humbur 17 kile
Çani: Kam humbur 33 kile, ti ke shtuar ca. E dëgjove këngën me të cilën të futa?
Rama: S’e kisha mendjen se më kishte marrë malli për të takuar ty. Unë mezi prita të vij të merrem me ty
Çani: Shikoni si më flet sikur jemi në univers shumë të lartë ne të dy. Prandaj do votoni gjithnjë siç keni votuar.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154832440886523/
KOHA JONË SONDAZH

