VIDEO LIVE/ Saimir Tahiri flet për akuzat: Prokuroria të më hetoj…

https://www.facebook.com/reporttval/videos/860623227431915/

Ish-ministri Samir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për mediat për të sqaruar akuzat e opozitës, pas publikimit të disa përgjimeve në mediat italiane, ku emri i tij rezulton i përfshirë pazaret e disa trafikantëve.

Tahiri u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruajnë mediat. “Unë u kuptoj kundërshtarët e mi në opozitë dhe jo vetëm. Sot është dita e tyre që të merren me pallavrat e dy kriminelëve që mburren se kush ka më shumë njohje”,- tha Saimir Tahiri.

Tahiri ftoi prokurorinë që të hetonte. “Unë nuk jam ajo rracë që fshihen. Unë përgjigjem edhe për kushërinjtë e 10-të. Unë kam bërë vetëm një gabim, 4 vjet më parë që u shita makinën dhe duhet të kisha bërë verifikime. Përtej kësaj unë nuk kam pasur dhe as kam raporte me ta. Aq më tepër të paligjshëm.

Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me familjen, djalin, kolegët, njerëzit që me kanë zgjedhur dhe që besojnë. Dy kriminelë që janë kushërinj të shkallës së dhjetë përmendin emrin tim. Dy kriminelë që përmendin emra politikanësh siç ka raste pa fund. Unë kërkoj nga prokuroria, pa përfituar nga asnjë lloj imunitetit, të hetohet dhe verifikohet gjithçka. Në punën time dhe jo vetëm. Në familjen time dhe jo vetëm”,- tha Tahiri.

Ish-ministri u ndal në fjalën e tij gjatë punës që ka bërë për reformimin e policisë së shtetit gjatë qëndrimit në detyrë. Ai tha se ata që e njohin e dinë se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen në media dhe në bisedat e disa kriminelëve.

“Gjatë punës time unë e di se do të sulmohesha. E di që duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin kam humbur shumë miq në politikë”,- tha Saimir Tahiri.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10214912361462928/

 

SHKARKO APP