VIDEO/ Mbledhja e dy Kuvendeve, delegacioni i Kosovës pritet nga Lindita Nikolla
Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sot në Kuvend janë mbledhur deputetët dhe qeveria e dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e përbashkët u hap nga Lindita Nikolla.