VIDEO/ Mbyllet numërimi në Fier, PS në festë me 12 mandate. Balluku: Fitore historike për ne, dështim për ata

Pavarësisht se Partia Socialiste ka fituar bindshëm në Fier, numërimi i kutisë së fundit duket se u ka sjellë emocionin më të madh numëruesve e vëzhguesve të PS, të cilët në kor plot entuziazëm kanë thërritur simbolin e PS, numrin 5. 97 kuti janë numëruar tashmë duke i dhënë fund këtij procesi dy-ditor. Nga ana tjetër ky moment final është përcjellë me shumë trishtim nga numëruesit e PD të cilët përtej lodhjes, përjetuan një zhgënjim të madh. Ndërkohë PS është duke shpresuar për mandatin e 12-të në këtë qark dhe në kushtet aktuale e rrezikon vetëm koalicioni Nisma-Shqipëria bëhet, që shpreson t’ia rrëmbejë këtë mandat përmes votave të diasporës.

Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku dha një deklaratë për mediat pas mbylljes së numërimit të kutive të votimit në këtë qark. Balluku theksoi se kjo është një fitore historike për Partinë Socialiste dhe një humbje historike për rivalët e PD-së. Ajo theksoi se procesi i numërimit ka kaluar pa probleme dhe ndërprerje, duke e cilësuar atë si një “proces model.”

“Po, sapo mbaroi numërimi i kutisë së fundit në Fier. Gjithçka ka shkuar mirë, kemi pasur një proces model pa probleme dhe ndërprerje. Falënderoj trupën e administratës që ka punuar pa u ndalur, pa marrë parasysh se ishte e majtë apo e djathtë”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu shtoi se ishte e lumtur me rezultatet e deri tanishme dhe përshkroi shifrat si një triumf për PS-në. ”Partia Socialiste është në 63 përqind të votave, ndërsa Partia Demokratike është në 25 përqind. PD mund të mbajë vetëm 4 mandate. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne, dhe një humbje historike për ta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Balluku bëri një paralajmërim për mundësinë që mandati i 12 të jetë i brishtë, duke përmendur ndikimin që mund të ketë numri i kutive të diasporës. ”Mandati i 12 është një mandat i brishtë për momentin, pasi për ne është shumë më i madh sesa për partitë e vogla. Do të presim të shohim si do shkojnë numrat e kutive të diasporës”,-përfundoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?