Video/ Meta: Dajat e mi krijuan PD-në në Skrapar me Mustafa Nanon

Ilir Meta ndërsa ka rrëfyer arsyet përse shkoi te Partia Socialiste në fillimet e pluralizmit, ku të gjithë shkonin te Partia Demokratike e sapo krijuar, ka treguar pse nuk zgjodhi këtë parti të aderuar

Fevziu-Tentuat të shkonit te Partia Demokratike?

Absolutisht që jo. E para sepse nuk kisha asnjë lloj aspirate. Thjesht doja të mbaroja shkollën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ajo që s’më pëlqeu te PD ishte një ndenjë revanshiste. Pastaj ato që më laaguan edhe më shumë ishte reagimi i saj ndaj Luftës Antifashiste. Familja ime ishte shumë e lidhur me luftën. Shtëpia jonë gjatë luftës Antifashiste ka qenë spital partizan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ama dajat tuaja u bënë me Partinë Demokratike…

Jo nuk ka qenë kështu. Gjyshi nga mamaja ka qenë një figurat kryesore të luftës Amtifashite në Skrapar. Aq sa pas luftës nuk thoshin “Ça ka thënë Enver Hoxha sepse nuk e njihnin shumë në fillimet e tij, por çfarë ka thënë Taip Nishani. Mesa duket dajat e mi pretendonin pas ardhjes së pluralizmit që gjyshi duhet të meritonte më shumë gjatë periudhës së komunizmit për atë që kishte dhënë gjatë luftës. Dajat e mi bashkë me Mustafa Nanos krijuan Partinë Demokratike të Skraparit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?