Meta dhe Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit
Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj kane zhvilluar homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit.
Presidenti Meta ka vendosur kurora me lule në monumentin Nënë Shqipëri, i pasuar nga kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, po ashtu, drejtuesit e pushtetit lokal, kryebashkiaku Erion Veliaj, prefektja e Tiranës Suzana Jahollari, Organizata e Veteranëve të LANÇ, etj.
Ajo qe ra ne sy ishte takimi mes Ilir Metes dhe Edi Rames e sidomos Meta-Ruci ku fotografet kapen momente pikante Meta-Rama dhe Meta-Ruci (shiko fotot).