FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Meta president? Basha: Popullit i shitet një fasadë, pas qëndrojnë pazaret

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin Opinion, ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ndodh ajo që po ndodh në sot Maqedoni.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a rrezikon Shqipëria të kthehet në të njëjtën situatë si ajo në Maqedoni, Basha ka deklaruar se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Kjo sepse vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike. “Nuk ka asnjë paralele mes gjendjes në Maqedoni edhe krizës që Maqedoni po përjeton me krizën politike ne Shqipëri. Ndryshimi është i qartë”.

“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht”, është shprehur Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Basha ka shprehur mbështetjen për shqiptarët e Maqedonisë dhe për faktorët politike shqiptarë, duke i ftuar ata të qëndrojnë së bashku./opinion.al

Swiss Digital Mobile Reklama

“Metën nuk e pranojmë si President konsensual”

Lulzim Basha ka deklaruar se Ilir Meta nuk mund të jetë një President konsensual. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai ka thënë se nuk e pranojnë Metën si President konsensual, pasi për kandidaturën e tij nuk janë pyetur as qytetarët dhe as faktorët politik: “Ju duhet ta dini që një numër i madh deputetësh të LSI dhe të PS  janë të shokuar nga ky lajm, sepse kanë besuar diçka tjetër. Ndërsa përshëndetjet e mija nuk i janë drejtuar asnjëherë asnjë personi, as Iliri Metës. I janë drejtuar qëndrimeve të mbajtura në momente të caktuara”, është shprehur kreu i PD-SË Lulzim Basha.

4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?