FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Rama në Kroaci për samitin ”Ukraina-Europa Juglindore”. Marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë momente nga takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në samit.

Në samit marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të Jashtëm. Ky është samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Pritet që në fund të punës të miratohet një deklaratë e përbashkët, në përputhje me ato të samiteve të kaluara në Athinë dhe Tiranë. Pikat kryesore duhet të përfshijnë dënimin e agresionit rus, mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, mbështetjen për planin e paqes të presidentit Zelensky, integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO, kur kushtet ndërkombëtare dhe të brendshme të Ukrainës do ta lejojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?