VIDEO/ Rama në Vlorë, kërkon maksimumin e votës më 11 maj: Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet

Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, kreu i PS, Edi Rama kërkoi nga vlonjatët që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 11 maj. Rama u shpreh se Vlora është kthyer në një xhevahir të Mesdheut, teksa investime të tjera priten në vitet e ardhshme.

“Një shok kishte parë memorandumin e Kuçit. Dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e nxorre me 50%. Më tha që nuk ka mundësi që Vlora të mos nxjerrë mandatin e 9 për ty. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë dhe 10 mandate, por problem është si të nxjerrësh Vlorën nga shtëpia.

Çdo vlonjat më 11 maj duhet të dalë nga shtëpia sepse mua ma ha mendja që me gjithë këto transformime, nam që i ka dalë anembanë Shqipërisë dhe me xhelozinë që është krijuar për Vlorën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është mirë që PS të ngjitet mbi 80 mandate dhe Vlora të mbetet te 8. Këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë asnjëherë. Ne do të vijojmë të bëjmë gjëra që sot mund të duken të pamundura”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?