VIDEO/ Rama nuk kursen ironitë ndaj Bashës: 100 zogj pulash kundër 1 luani

Edhe këtë të premte kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj Lulzim Bashës, përmes një video të postuar në rrjete sociale. ”Tani që të ngjalla, nuk ta kam ngenë që të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë”, ironizon më tej Rama-Bashën, teksa i ‘këshillon’ që të mos merret me të, por me kandidatët demokratë, duke ironizuar kështu edhe Partinë Demokratike.

Çfarë u tha në videon e montuar nga Rama:

Basha: E Rame, ke filluar duke u marrë me shokët e mi ee? Kishe kërkuar Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame.

Rama: O Lul. Po shyqyr mo Lul e nxorre një se pyet mileti a ke njeri a je veç ti!

Basha: Koalicioni Euroatlantik Rame, kandidat për deputet, tek njësia 4.

Rama: Hysenit i kam njohur babën, burrë zotëri, nëse nuk e ngatërroj unë. Inshallah i ka ngjarë të atit. Tjetër ke apo Hysenin laj-thaj? E dëgjoje pak. Dëgjoje mirë se tani që të ngjalla nuk ta kam ngenë të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë.

Basha: Ç ‘punë ke ti me shokët e mi Rame? Merru mo burrë me shokët e tu se po të dalin duarsh.

Rama: Po dëgjoje pra, dëgjoje. Dëgjoje dhe ndërro regjistër se ke fjetur gjatë, duhet të t’i kujtojmë disa gjëra. 100 zogj pulash kundër 1 luani. More vesh a jo? Ik tani o artist, ik e mos ma qaj hallin mua, po shih e merru me bufin se po t’i kullufit demokratët. E jo këtu bën si i fortë, e andej rri squk. Hajde Lul, ec aty.

SHKARKO APP