VIDEO/ Rama: Procesioni i “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”. Besimtarët katolikë me qirinj në duar
Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u organizua mbrëmjen e djeshme procesioni i ‘Udhës së Kryqit’, njësoj si në Vatikan.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo ceremoni ku u mblodhën besimtarë të shumtë katolikë. Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin në sheshin “Nënë Tereza” në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Imzot Arjan Dodaj nga sheshi “Nënë Tereza” përcolli mesazhe paqejeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët.