VIDEO/ Rama: Rreth 1 milion turistë vizituan Shqipërinë vetëm në dy muajt e parë të 2024
Rritja e Shqipërisë turistike nuk po ndalet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga turistët e shumtë që kanë mbërritur këtë fillimviti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
“Muaji shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vjetshëm, ka bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milion turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruian Rama.
Me sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria është bërë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani.