VIDEO/ Rama tregon më shumë për Lumin e Shalës ose Tajlandën shqiptare, një vend magjik me bukuri natyrore

Në punën e përditshme të promovimit të turizmit veror që ofron Shqipëria nga cepi në cep të territorit, kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku tregon më shumë për Lumin e Shalës. Parku natyror i luginës së Shalës edhe këtë sezon veror vijon të jetë ndër destinacionet që nuk mungojnë në itinerarin e turistëve vendas e të huaj.

I cilësuar nga turistët dhe mediet e ndryshme ndërkombëtare si Tajlanda shqiptare, Lumi i Shalës tërheq çdo vit e më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Për të shkuar në Lumin e Shalës duhet të udhëtoni me varkë përmes bukurive natyrore të liqenit të Komanit. Shtimi i bujtinave dhe krijimi i infastrukturës së përshtatshme për pritjen e turistëve të shumtë në këtë destinacion ka rritur numrin e turistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?