VIDEO/ ”Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, tregon edhe pikat kryesore të programit
“Shqipëria Bëhet”, është lëvizja qytetare me në krye Adriatik Lapaj. Prezantimi zyrtar do të bëhet më 18 shtator ora 16:30 në zyrat e reja të lokalizuara te rruga ”Jeronim De Rada” në Tiranë, ku do të bëhet edhe prezantimi i ekipit, programit, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.
Lapaj thotë se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, teksa zbuloi dhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet.
“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj më herët për ”A2cnn”.
Në videon e mëposhtme janë edhe disa nga figurat publike që janë pjesë e lëvizjes. Që nga mjeku i mirënjohur Tritan Kalo tek aktori i njohur i humorit, Florian Binaj.