VIDEO/ Situatë e tensionuar në Qytetin Studenti, Albana Vokshi përplaset me Vasilika Hysin
Ka degjeneruar në debate e ofendime situata tek godina 15 në Qytetin Studenti, ku ju kërkohet banorëve të braktisin godinën. Pas deputetes socialiste, Vasilika Hysi, aty u paraqit edhe ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi dhe mes të dyjave pati debate të forta. Socialistja e akuzoi Vokshin se po tenton të bëjë politikë, por demokratja ju përgjigj me ironi.
Kjo situatë u krijua pasi banorët që jetojnë me qera vjetore në godinën nr 15 në Qytet Studenti nuk kanë pranuar të dalin nga banesat edhe pse mbrëmjen e sotme aty janë paraqitur forca të Policisë Bashkiake për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Janë 95 familje, të cilat me ekspertizë private kanë marrë garancinë që objekti është jashtë rrezikut, ndërsa Bashkia kërkon që ti nxjerrë jashtë me pretendimin e pasigurisë.
Debati mes Albana Vokshit dhe Vasilika Hysit:
Vasilika Hysi: Ik po të duash shko bëj politikë.
Albana Vokshi: Po lëre politikën ooo…
Vasilika Hysi: Unë kam 4 ditë në Thumanë e ti ke qenë duke fjet…
Albana Vokshi: Jo, jo. Ku e di ti? Më ke majt ti mu ee? Ouu, paskam qenë unë duke fjet… Ku e ke ti Thumanën mi? Të të vijë turp ty që përmend Thumanën se ka edhe viktima. Aktin e ekspertimit ju lutem na e jepni për banorët.
Drejtoresha: Hajde shikoje.
Albana Vokshi: Jo, jo. Na e jep. Tani na e jep.
Banori: Po lëre tani mos bo politikë me hallet e këtyre..
Albana Vokshi: Mua mos mu drejto fare. Ku e ke politikën ti? Hajde me mua… /Faxweb