VIDEO/ Sot një prej ditëve më të nxehta, Rama: Mirënjohje policëve që ofruan ujë të ftohtë për qytetarët dhe turistët

Kjo e premte është edhe dita më e nxehtë dhe për këtë, punonjësit e qarkullimit rrugor Krujë, kanë treguar kujdes. Sipas Ramës, ata kanë ofruar shishe me ujë të ftohtë për qytetarët dhe turistët dhe kreu i qeverisë e vlerëson këtë veprim. ”Sot një prej ditëve më të nxehta. Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP