Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Spiropali në Odesa: Lufta e Ukrainës është edhe e Shqipërisë. Agresioni i Rusisë, goditje ndaj rendit ndërkombëtar

Politikë E mërkurë, 11 Qershor 2025 18:17
VIDEO/ Spiropali në Odesa: Lufta e Ukrainës është edhe e Shqipërisë. Agresioni i Rusisë, goditje ndaj rendit ndërkombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e pranishme në Samitin ”Ukrainë-Europa Juglindore” në Odesa, nën drejtimin e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, dhe në praninë e krerëve të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të Europës Juglindore, tha se Shqipëria është krah Ukrainës. Teksa dha një mesazh mbështetës, më tej Spiropali tregoi se përsa kohë të vijojë lufta ruse, Shqipëria do të jetë krah Ukrainës. Spiropali tha se qëndresa e Ukrainës përballë mizorive të Rusisë frymëzon botën.

”Odesa është një qytet simbol i guximit dhe qëndresës. Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore është një pikë bashkimi një rikonfirmim kolektiv i vlerave tona të përbashkëta: paqes, sovranitetit dhe stabilitetit rajonal. Ndodhemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë të palëkundur me Ukrainën në luftën e saj të drejtë dhe heroike për të mbrojtur pavarësinë, demokracinë dhe popullin e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Si përfaqësuese e një kombi të vogël, por qëndrestar, një kombi që e di mirë çmimin e lirisë dhe vlerën e paqes, jam sot këtu për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën. Ne jemi përkrah jush sepse besojmë thellësisht në parimet që na bashkojnë parime që tashmë sulmohen nga agresioni i paprovokuar dhe brutal i Rusisë. Agresioni i Rusisë është më shumë se një shkelje e integritetit territorial të Ukrainës. Ai është një goditje ndaj parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe shkatërrimit të pamasë, populli i Ukrainës ka qëndruar me një guxim të pashoq. Qëndresa e tyre përballë mizorive ka frymëzuar botën. Qytetet mund të jenë kthyer në gërmadha, jetët janë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme dhe miliona njerëz janë detyruar të largohen por shpirti ukrainas nuk është thyer. Përkundrazi, ai shndrit më shumë se kurrë, duke ndriçuar rrugën për të gjithë ata që besojnë tek liria.

Ne nuk mund ta bëjmë një sy qorr përpara këtyre krimeve. Rusia duhet të japë llogari për çdo predhë, për çdo krim lufte, për çdo jetë të humbur. Heshtja është bashkëfajësi, dhe bota nuk mund t’ia lejojë vetes të rrijë e heshtur. Lufta e Ukrainës sot është një provë e ndërgjegjes tonë kolektive. Është një provë për të parë nëse jemi të gatshëm të qëndrojmë në mbrojtje të vlerave që pretendojmë se i çmojmë. Dhe është një provë ku nuk mund t’ia lejojmë vetes të dështojmë jo vetëm për Ukrainën, por për të ardhmen e paqes në Evropë dhe për brezat që do të vijnë”.

Etiketat e lidhura

ukraina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 18 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 31 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 58 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 59 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.