VIDEO/ Surpriza nga ajri për Ramën në Berat: Alketi është dëshmues i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vend

Kreu i PS-së Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim përmbyllës në Berat, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Teksa fliste, Ramës i erdhi një surprizë nga ajri, njësoj si banorëve të Big Brother kur dronët vinin në oborr për t’u treguar mbështetje.

Rama u ndal dhe buzëqeshi duke thënë se ai është Alket Islami.

“Po, po! Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur se ka që në vitin 1991 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë një mbështetës i paepur i PS”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?