FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Tabaku për mbledhjet e Ramës në bashkitë: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve, po trajtohen si zyra varësie të PS

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive. Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore.

Për të kjo është një shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.

”Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?