VIDEO/ Tabaku takim me shqiptarët në New York: Le të bëhemi bashkë për një ekonomi më të mirë

Partia Demokratike vijon turin e takimeve me diasporën dhe ndalesa e radhës ka qenë New York-u. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar votën e tyre, teksa ka shtuar se janë bashkë për t’i qëndruar shqiptarëve në krah për një ekonomi më të mirë. I pranishëm në takime është edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

”Pse mos të kemi këtë aset të jashtëzakonshëm shqiptarësh në Shqipëri? Pse mos të ndryshojmë modelin e qeverisjes? Ta ndryshojmë modelin ekonomik dhe t’i japim mundësi njerëzve të punës që fatkeqësisht sot nuk ndodh në Shqipëri. Sot, fatkeqësisht kush punon më shumë, taksohet më shumë.

Sot ekonomia është e përqëndruar në pak duar. Ju keni ardhur në Amerikë për meritokracinë dhe këto duam ne edhe në Shqipëri. Të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të regjistrohen deri më 4 Mars, i ftoj që të kontribuojnë që ta ndryshojmë Shqipërinë.

Të bëjmë të mundur që kushdo që ka dëshirë të votojë, të votojë. Është hera e parë që po provohet. Është në dorën tuaj dhe këtë fuqi që na jep vota, ne duhet ta shfrytëzojmë. Do të kemi mundësi që të diskutojmë programin e PD-së.

Ju siguroj që shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë në të shkuarën. PD ka pasur një proces që na shkundi. Sot, PD është bashkë, është gati për betejë dhe për t’i qëndruar shqiptarëve në krah për një ekonomi më të mirë. Shqiptarët na kanë pritur shumë ngrohtë”,-tha Tabaku.

SHKARKO APP