VIDEO/ Tabaku tregon historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm
Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës. Ajo është një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë. ”Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës”,-tha Tabaku.
Për të ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime të padrejta. Ato kanë mbetur me 2 apo 3 klientë në muaj dhe të ardhurat nuk u mjaftojnë as për të përballuar jetesën. ”Historia e Marselës është shumë profesionistëve të ndershëm që e nisin ditën herët dhe e përfundojnë vonë, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme me dinjitet për familjet e tyre. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri, shtyllës kurrizore të ekonomisë, e cila sot është lënë në harresë”.
Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve e profesionistëve të lirë në Shqipëri që përballen çdo ditë me sfida të pamundura ekonomike dhe me një sistem që nuk i mbështet, por i ndëshkon. Me dy diploma dhe me studime të kryera në Itali, Marsela u kthye në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e saj. Hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë, me shpresën se përmes punës së ndershme do të mund të siguronte një jetë më të mirë për veten dhe dy vajzat e saj. Por përballja me realitetin shqiptar ishte e ashpër.
KOHA JONË SONDAZH

