VIDEO/Tensione në Kuvend. Ruçi, Bashës: Ulu…

Seanca në Kuvend është ndërprerë pas tensioneve që ka shkaktuar moslejimi i fjalës së Edmond Spahos.

Përfaqësuesi i demokratëve kërkoi të lexonte kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese, por nuk është lejuar nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në këtë moment i pari që është ngritur ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka kërkuar dhënien e fjalës dhe ka zënë foltoren e Kuvendit së bashku me deputetët e tjerë të PD dhe opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga foltorja Ruçi kërkoi që Basha të ulej. “Ulu, mos bej bodigardin, bëj liderin”, tha Ruçi për Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas kreu i Kuvendit kërkoi pesë minuta pushim për normalizmin e situatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?