VIDEO/ Tom Doshi i hakërrehet Pandeli Majkos: Mos m’u drejto në emër, më thuaj Zoti
Komisioni i Ligjeve është shoqëruar ditën e sotme me përplasje, ku socialistet kanë sulmuar Ministrine e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Debatet në Komision:
Doshi: Jeni parti e 20%..
Hysi: Zoti Doshi jo keshtu..
Majko: Tome një minut se po flas une..
Doshi: Mos me thuaj Tome mua, por më thirr Zoti Doshi.
Majko: Ke te drejte.
Debate e replika mes dy politikanëve pati edhe në komisionin e shkuar
Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.
Doshi: Pandi, kisha…
Majko: Unë jam zoti Majko…
Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive.
KOHA JONË SONDAZH

