VIDEO/ Zbardhet sherri mes Shehajt dhe Bardhit në Kuvend: Ti i ke rr@hur demokratët
Sherri sot në Kuvend ishte mes demokratëve. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin e pavarur Agron Shehaj. Ky i fundit prej gati dy orësh bllokoi foltoren dhe nuk lejoi as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbanin fjalën.
Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren, edhe pas përjashtimit nga seanca. ”Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.
Shehaj i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës. ”Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.