VIDEO/ Zv/kryeministrja Balluku në Divjakë: Produktet shqiptare drejt tregjeve të SHBA

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi sot në Divjakë fabrikën e përpunimit të qumështit “Extra Milk”, produktet e të cilës tregtohen sot edhe në Shtetet e Bashkuara. Balluku tha se kjo kompani është ndër më të suksesshmet në zonën e Myzeqesë.

“Puno-fito-investo”, me këtë moto në vitin 1992, Vullneti hodhi hapat e parë për të ndërtuar një fabrikë të përpunimit të qumështit. Kompania “Extra Milk”, jo vetëm është konsoliduar në tregun tonë, përmes tregtimit të produkteve cilësore e të veçanta, por eksporton prodhimet edhe në Shtetet e Bashkuara.

“Kam marrë një mision, kam vendosur të promovoj njerëzit punëtorë të qarkut të Fierit që njihet edhe si hambari i Shqipërisë”, deklaroi Balluku. Kompania bashkëpunon me afro 1800 familje fermerësh, në Divjakë e më gjerë, ndërsa planet janë që të zgjerohet edhe më tej, duke shtuar prodhimin dhe llojet e produkteve.

SHKARKO APP