Videolajm/ Astrit Patozi i bie kitarrës në kujtim të mikut të tij, Sokol Olldashi

Astrit Patozi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kujtuar ndarjen e papritur nga jeta të mikut të tij në Partinë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit të tre viteve më parë, në një aksident të rëndë automobilistik në Tiranë- Elbasan.

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/1250900441636523/

Kënga kushtuar Sokol Olldashit në 1 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta (20 Nëntor 2014), qe u këndua nga Aleksandër Gjoka
Teksti: Astrit Patozi & Florion Mima
Orkestrimi: Shpëtim Saraçi

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksti:
Nata të mori
N’errësirën e saj

Swiss Digital Mobile Reklama

Kitarra jote
Po shkrehet në vaj

Ti ike lart
Në qiell fluturove

Endrrën ndërpreve
Vallë si guxove

Refreni:

Por ti nuk do
Trishtimi t’na ndaj’

Kënga nuk ndalet
Ligjësi e saj

E që nga lart
Pas syzesh sheh

Dhe ty të pelqen
Dot jo s’ e fsheh

Kohen le pas
Ajo s’ të kapi dot

Ti rendje si i çmendur
Ti rendje si pilot

Në mes le cigaren
Askush s’ e ndez më

Pas le buzeqëshjen
Një dhimbje pa zë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?