Videomesazhi i Kryemadhit: Shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, ja çfarë do bëjë LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shpalosi disa nga pikat e programit të partisë së saj për zgjedhjeve të 25 prillit.

Në videomesazhin e saj Kryemadhi thekson se shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti. Duke evidentuar disa nga pikat ku do të fokusohet puna e LSI-së, Kryemadhi thekson se kjo forcë politike e mban fjalën dhe se Shqipëria është e shqiptarëve.

Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike ⛰, me fushat, detin 🌊 e ajrin si askush tjetër. 🇦🇱 Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak. Do të reformojmë standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën! 🌹 Shqipëria shtëpia juaj! 🏡🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?