“Videot që ministri i Mjedisit ka për Kryeministrin Rama”?

Ministri i Mjedisit Lefter Koka tre ditë më parë bëri akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë, madje më të rënda edhe se kolegu i tij Ylli Manjani, por nuk u shkarkua nga detyra.

Kjo ndoshta për faktin që ministri Koka disponon video për Edi Ramën. Kështu thotë ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetaren Merita Haklaj në Abc News, duke folur për shkarkimin e Ylli Manjanit dhe krisjen e koalicionit PS-LSI.

“Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra tjetrës. Pretendojnë ose tallen me një vend, ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdo njëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministrii drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet  dhe zhvillimet kriminale në një vend. Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky paguan çmimin. Natyrisht duhet të jemi realist. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin. Jo se nuk tha gjërat më të rënda por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që ti teket atij ti nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato”, thotë ish-Kryeministri Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?