Vigjilje e Pashkëve Ortodokse/ Spiropali: Ta duam më shumë njëri-tjetrin, sa më pak mllef e mosmarrëveshje!
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropli, në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, ka uruan për njerëzit sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati.
Postimi i urimit:
Krishti u ngjall!
Nga e premtja e zezë e sakrificës në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se drita e mposht errësirën, dashuria e mposht urrejtjen dhe e mira e mposht të ligën.
Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.
Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati.
Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.
Gëzuar, Pashkë të bekuara!🙏

KOHA JONË SONDAZH

