Vijojnë negociatat, Lu takon Xhafaj për reformën në drejtësi

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka vijuar edhe sot takimet në kërkim të gjetjes së konsensusit për reformën në drejtësi.

Kështu, Lu është takuar gjatë paradites me kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën, Fatmir Xhafaj. Diskutimet u shvilluan në Kryesinë e Kuvendit.

Një ditë më parë, Lu dhe Vlahutin e njohën kreun e Kuvendit Ilir Meta me propozimin që solli në Tiranë nga Uashingtoni si formulë konsensusi, ndihmës sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland. Teksa Meta nënvizoi nevojën për konsensus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shefi i qeverisë, Edi Rama i kërkoi Partisë Demokratike të enjten  që të shkruajë si të dojë reformën në drejtësi dhe mazhoranca do ta miratojë me kusht që të marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar për miratimin e kësaj reforme që është 21 korriku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?