Vijon mbjellja e pemëve në Tiranë, Veliaj: I shtojmë gelbërimin Parkut të Liqenit të Farkës

Shirat e fundit kanë bërë që aksioni për mbjelljen e pemëve të vijojë në Tiranë. Kompania “Alumil Albania” iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar 25 pemë për ‘Parkun Helen’ në Liqenin e Farkës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi mbollën pemë së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, me rastin e 25 vjetorit të punës së kësaj kompanie në Shqipëri.

“E filluam me diçka shumë simbolike, siç ishte “Parku Helen”, por jam shumë krenar që ambasadat dhe shumë donatorë po i bashkohen nismës tonë. Sot mbjellim 25 pemë për 25 vjetorin, jeni ende shumë të rinj. Faleminderit shumë për 25 lopatat. E di që edhe gjatë fushatës u bë ky debat: Jo, po ku janë pemët, jo andej po këtej! Ata që kanë kontribuar, njëri 25, dikush 30, një tjetër 100, tjetri 1000, apo dikush vetëm 1 pemë për ditëlindjen e fëmijës së tij, ata e dinë. Unë besoj se është kjo puna komunitare që ka më shumë duk. Mandatet tona janë të kufizuara, por një pemë mund të jetojë sa jeta e një njeriu dhe besoj që të gjithë ne do themi: Kur ishim të rinj, kur mbillnim pemë tek Liqeni i Farkës, sot e shoh shumë kollaj se këto do kenë bërë hije, por kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme, që ta jep vetëm investimi në qytet, që nesër ta kthen shpërblimin dhe falënderimin disafish”, tha Veliaj.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës që ishte i pranishëm në mbjelljen e 25 pemëve në kuadër të 25-vjetorit të kompanisë “Alumil Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?