Vijon përplasja Bardhi-Berisha: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo, por kurrë mua!
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon pas akuzave të kreut të PD, Sali Berisha, lidhur me vrasjen në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.
Reagimi i Bardhit:
Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!
Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!
2/2. Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”! 👇 pic.twitter.com/y9PtGpJC0i
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 31, 2022