Viktimat rriten çdo ditë, Rama bën gati spitalin COVID4

Numri i viktimave dhe të infektuarve ditorë rritet ditë pas dite, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën e korronavirusit në vend, Kryeministri flet për spitale që janë gati për të pritur të sëmurë.

Ditën e sotme, Rama ka dhënë lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Mirëmëngjes, Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën

#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA😷
#DISTANCA↔️
#HIGJIEN

Lajmin se ky spital është gati e dha edhe ministrja Manastirliu, e cila një ditë me parë së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektuan spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

SHKARKO APP