Viti i ri shkollor/ Manastirliu: Regjistrimet në e-Albania, të hapura deri më 1 shtator
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura deri më 1 shtator në platformën e-Albania.
Manastirliu u ka bërë thirrje prindërve të përfundojnë procesin e regjistrimit të fëmijëve brenda afatit të caktuar.
Viti i ri shkollor 2025-2026, nis të hënën e 8 shtatorit.
“Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

