Vizita e drejtorit të CIA-s Burns në Ballkan, Hoxhaj: SHBA nuk dëshiron influencë ruse në zgjedhjet amerikane

Andi Hoxhaj, profesor në ”University College of London”, ka folur për vizitën e drejtorit të CIA-s William Burns në vendet ballkanike. Për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë influencë ruse në zgjedhjet amerikane. Ai shton edhe se Uashingtoni dëshiron gjithashtu stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

”Kjo vizitë e shefit të CIA-s amerikane në Ballkan ka shumë rëndësi. Jo më kot, Burn ka zgjedhur tre nga vendet që janë nga më problematiket në Balllkanin Perëndimor për sigurinë e brendshme dhe përplasjet që kanë pasur shpesh herë. Vizita kryesore ishte në Bosnjë dhe fjala kryesore ka qenë që SHBA mbështesin territorialitetin e Bosnjës dhe Republika Sërpska nuk mund të ndahet. Pjesë e debatit besoj se ka qenë influenca ruse.

SHBA nuk dëshiron influencë ruse në zgjedhjet amerikane. Burns e njeh shumë mirë influencën ruse në Serbi, në Bosnje e në veriun e Kosovës. SHBA nuk duan tjetër vatër ruse, siç ka ndodhur në Ukrainë. SHBA e sheh shumë mirë se situata po zien më tepër në Bosnjë e Herzegovinë dhe do të ndalojë ndonjë përshkallëzim”,-tha Në ”News 24”.

SHKARKO APP