Vjosa në UNESCO, Rama: Ekspertët panë nga afër mozaikun si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me ekspertët e misionit të UNESCO-s, po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për ta bërë Vjosën pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore.

Kryeministri Edi Rama poston në rrjetet sociale foto të specialistëve në terren. Ekspertët duke vlerësuar nga afër mozaikun e saj si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë dhe duke bërë pjesë të diskutimeve edhe banorët e bizneset e zones”, theksoi Rama.

Grupi i ekspertëve ka realizuar inspektime të shumta në terren, duke përfshirë vizita në Monumentin e Natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, në Tepelenë, dhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre vizitave, ata kanë vlerësuar nga afër një nga ekosistemet më unike të Evropës dhe kanë zhvilluar diskutime me banorët dhe bizneset lokale për të siguruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre në këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?